Donnarumma drejt Liverpooli-t

Futboll

Donnarumma drejt Liverpooli-t

Më: 16 maj 2018 Në ora: 08:53
Donnarumma

Liverpool është duke monitoruar gjendjen e Gigio Donnarumma në Milan.

Portieri pritet të largohet nga Milano këtë verë. Situata e tij nuk është aspak e mirë kur dihet se ai u sulmua në javët e fundit.

Corriero dello Sport raporton se Liverpooli është duke menduar një lëvizje mahnitëse për Donnarumma.

Portieri i Milani është vetëm 19 vjeçar dhe konsiderohet si një nga portierët më të mirë në botë.

Loris Karius ka shfaqur një performancë mjaftë të mirë këtë sezon, por Jurgen Klopp besohet se ka ende dyshime në këtë aspekt.

Reds mund të bëjnë një ofertë rreth 60 milion funtash këtë verë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat