Kombëtarja e Anglisë ka publikuar listën e plotë të futbollistëve pjesëmarrës në Kupën e Botës “Rusi 2018”.
Kampionati Botëror nis nga 14 qershori i këtij viti dhe mbaron më 14 korrik.
Trajneri, Gareth Southgate ka publikuar listën me 23 “ushtarë”, që do të luajnë në Botëror.
Befasi është ftuarja e portieri Pope dhe mbrojtësit të Liverpoolit, Alexander-Arnold.
Poashtu, një befasi është mos ftuarja e Jack Wilshere dhe Joe Hart.
Anglia në grupe gjendet me shtete si; Tunizia, Panama dhe Belgjika. Ndeshja e parë zhvillohet më 18 qershor ndaj Tunizisë.