Skuadrat angleze pas shqiptarit - Bota Sot
Skuadrat angleze pas shqiptarit

Futboll

E hënë, 16 korrik 2018

Skuadrat angleze pas shqiptarit

Nga: K.G. Më: 16 maj 2018 Në ora: 15:59
Donis Avdijaj

Reprezentuesi i Kosovës është në shënjestër të disa skuadrave të Premier League angleze. Siç shkruan ‘Daily Mail’ skuadra e Evertonit dhe Newcastles, janë duke e ndjekur futbollistin Avdijajn.

Krahas tyre është e interesuar për sulmuesin shqiptar edhe Huddersfieldi.  Avdijaj është i huazuar te skuadra holandeze, Roda, me të cilën ka pasur 11 paraqitje dhe ka shënuar 3 gola. Tani mbetet të shihet se ku do të vazhdojë 21-vjeçari nga Kosova.

Në rast se shkon te Huddersfieldi, do të bëhet shqiptari i dytë i kësaj skuadre, pasi që me sukses luan aty edhe mbrojtësi Florent Hadërgjonaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test