Ganezi Khalid, ‘bombarduesi’ i paharrueshëm për Dritën!

Futboll

Ganezi Khalid, ‘bombarduesi’ i paharrueshëm për Dritën!

Nga: Kemajl Goca Më: 16 maj 2018 Në ora: 19:02
Ganezi Khalid, ‘bombarduesi’ i paharrueshëm për Dritën!

Data 28 maj e vitit 2016 nuk harrohet!” Prishtina atëkohë kishte mundur Dritën me rezultat 2:1 në finalen e Kupës së Kosovës. Drita kishte udhëhequr deri në minutën e 70-të, por që në skenë kishte dal ganezi Basid Khalid dhe me dy golat e tij në minutat 70 dhe 76, bëri përmbysjen dhe siguroi fitoren me 2:1 dhe Kupën Prishtinës. Khalid, një ‘bombardues’  i paharrueshëm për Dritën. Bëhet e ditur se Khalid sërish do të jetë i njëjti, por kësaj radhe Drita do ta ketë parasysh dhe do të kërkojë ta bllokojë atë. Prishtina paralajmëron një sulm të frikshëm dhe të paparë deri me sot në futbollin tonë, kurse skuadra nga Gjilani ka disa formula dhe si të shënojë. Derbi i madh apo drithërues luhet të dielën e 20 majit, aty përcaktohet kampioni i ri: Drita apo Prishtina. Drita kryeson me 66 pikë, tri më shumë se Prishtina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat