Tirana i jep fund sezonit më të errët në histori

Futboll

Tirana i jep fund sezonit më të errët në histori

Më: 17 maj 2018 Në ora: 10:50
Tirana i jep fund sezonit më të errët në histori

Tirana i jep fund sezonit më të errët në histori. Bardheblutë ngjiten si kampionë në elitë, duke arkivuar kësisoj rënien nga kategoria. Por ka një detaj interesat që duhet përmendur, pasi që pas ditës që dolën nga Kategoria Superiore kanë marrë 4 kupa.

Gjithçka nisi me Kupën e Shqipërisë, ku thyen me shifrat 3-0 Skënderbeun, kaluan te Superkupa ku mposhtën Kukësin me golin e Mavejesë. Këto i përkisnin vitin 2017, ndërsa në 2018-ën morën fillimisht kupën simbolike e Grupit B dhe dje atë të Kategorisë së Parë. Edhe pse këto të fundit nuk ishin lakmuar kurrë prej bardhebluve, dashur pa dashur i shtohen listës së stërgjatë të trofeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat