Kërcënimi i radhës nga ISIS për Messin dhe CR7: Toka do të lahet me gjakun tuaj

Futboll

Kërcënimi i radhës nga ISIS për Messin dhe CR7: Toka do të lahet me gjakun tuaj

Më: 17 maj 2018 Në ora: 19:09
Foto ilustrim

Autoritetet ruse janë vënë në alarm pas përhapjes në rrjetet sociale dhe në aplikacionin e komunikimit, Telegram të disa posterave kërcënues për sigurinë në Botërorin që nis më 14 qershor.

Posterat janë shpërndarë nga një grup mbështetës i Shtetit Islamik në Siri, i cili premton hakmarrje ndaj rusëve dhe vendeve të tjera Perëndimore për ndërhyrjen e tyre në vendin e Lindjes së Mesme.

“Fitorja do të jetë e jona! Toka do të mbulohet më gjakun tuaj”, janë sloganet e përdorura në një pjesë të posterave të shpërndarë në rrjet.

Në shënjestër të terroristëve janë edhe dy yjet e futbollit, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo. Ata shfaqen në njërin prej tyre të shtrirë në tapetin jeshil të një fushë futbolli dhe mbi ta qëndrojnë dy ekzekutorët e maskuar, gati për t’u prerë kokat.

Në një tjetër poster shihet një xhihadis me në krah një sasi eksplozivi që në sfond ka një stadium rus.

Megjithatë, autoritetet ruse qetësojnë situatën dhe thonë se kanë marrë të gjitha masat për të parandaluar sulme të tilla. Pjesë e masave të sigurisë është edhe karta e tifozit. Çdokush që do të udhëtojë drejt Rusisë për të ndjekur të paktën një ndeshje të botërorit, i duhet të jetë i pajisur me këtë kartë.

Botërori nis më 14 qershor dhe mbyllet më 15 korrik në finalen e madhe që luhet në stadiumin Luzhniki të Moskës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat