Valmir Sylejmani largohet nga Hannoveri: Faleminderit për këto 13 vite

Futboll

Valmir Sylejmani largohet nga Hannoveri: Faleminderit për këto 13 vite

Më: 18 maj 2018 Në ora: 07:07
Valmir Sylejmani

Sulmuesi nga Kosova, Valmir Sylejmani nuk do të jetë më pjesë e Hannover 96.

Reprezentuesi i Kosovës U21, ka zyrtarizuar largimin nga klubi pasi kontrata e tij i mbaron në muajin qershor.

Gjilanasi ka shfrytëzuar faqen e tij zyrtare për të lajmëruar largimin nga klubi i fëmijërisë.

Sylejmani iu bashkua Hannoverit nga mosha nëntë vjeçare ndërsa ka luajtur për të gjitha grupmoshat deri tek ekipi i parë.

Kujtojmë që vite më parë, Sylejmani u bë futbollisti më i ri në histori të Hannoverit që debutoi në Bundesliga me asistim.

“13 vite tek Hannoveri po mbarojnë. Në moshën 9 vjeçare kam filluar te Hannover 96 dhe kam veshur me krenari fanellën me ngjyrat e këtij klubi. Nga ekipi i të rinjve gradualisht kam arritur deri tek ekipi i mirë dhe për mua ishte një realizim i një ëndrre”.

“Krahas që kam luajtur me futbollistë të mëdhenj ata vërtetuan se janë miq besnik edhe jashtë fushë. Qyteti, skuadra, klubi tani janë pjesë e imja përgjithmonë dhe gjithmonë do të jem krenar me ta. Hannoveri është një shtëpi dhe familje për mua”.

“Për të gjitha këto un mund të them vetëm Faleminderit. Faleminderit të gjithë atyre që e bënë këtë ëndërr të paharrueshme. Faleminderit shokëve, trajnerëve, klubit dhe të gjithë atyre që më mbështetën në rrugën time. Unë gjithmonë do ta shikoj këtë kohë të kaluar në klub me një buzëqeshje. Faleminderit Hannover”, ka shkruar Sylejmani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat