Letër prekëse për Buffonin

Futboll

Letër prekëse për Buffonin

Më: 18 maj 2018 Në ora: 12:04
Totti e Buffon

Lamtumirë Juventus dhe, në të njëjtën kohë, Kombëtare! Gianluigi Buffon i ka thënë botës se sezonin e ardhshëm do ta ndryshojë aktivitetin e tij, edhe pse nuk është thënë se në çfarë mënyre; qoftë me, ose pa futbollin, si pikë reference.

Portieri veteran i Juventusit do të zgjedhë nëse është për të vazhduar karrierën e tij vezulluese në ndonjë post drejtuesi, apo do të vijojë të luajë ende futboll, në ndonjë klub tjetër. Një histori, që ka shumë ngjashmëri me atë të vitit të kaluar me Francesco Totti.

Edhe “Pupone” kishte për të zgjidhur dyshimet në lidhje me të ardhmen e tij, diku mes mundësive për të vazhduar jashtë vendit, apo qëndrimit te verdhekuqtë, si menaxher. Kjo e fundit u zgjodh si rrugë e fundit, pavarësisht se dëshira për të vazhduar ende në fushat e lojës ishte shumë e lartë.

Ndoshta për këtë arsye, Totti ka ndjerë nevojën për të shkruar një letër për Buffon, i shtyrë nga dëshira për t’i kujtuar të gjitha ndjenjat, që e pushtuan një vit më parë, si këtë javë. Këtu janë fjalët e raportuara nga “La Gazzetta dello Sport”:

“Gjithmonë e kam gjetur veten në role të kundërta: unë nuk mund të largohesha nga fanella ime. Besoj se njëjta gjë vlen edhe për ju, që gjithmonë u përpoqët të përcillni racionalitet. Për mua ishte e vështirë, nganjëherë tronditëse, për ta mbyllur “rrethin”.

Dhe tani, që e keni shpallur lamtumirë tuaj nga Juventusi, Gigi i dashur, unë ndjehem përsëri i pushtuar nga ndjenjat e 12 muajve më parë. Nuk mund t’u them se çfarë do të ndjeni nesër, në stadiumin tuaj. Unë nuk e di edhe se çfarë do të lëvizë në kokën tuaj në orët e ardhshme, kur të vendosni nëse do të vazhdoni, apo të ndaleni.

Gjithkush i proceson gjërat në mënyrën e vet. Por, jam i sigurtë se këto ditë do t’u ndodhë që ta ktheni prapa kasetën e karrierës suaj. Dhe është mirë të mendojmë se në filmat tanë përkatës, ne të dy morëm pjesë. Ne kaluam me njëri-tjetrin si fëmijë, gradualisht u bëmë kapitenë dhe burra.

Kemi mbrojtur të njëjtën fanellë, atë blu. Dhe kemi luftuar për lëkura të ndryshme, respektivisht: verdhekuqe dhe bardhezi. Unë luftoj të rikthehem pas me porosi, por vorbulla që del jashtë është me të vërtetë e madhe: shoh netët e Botërorëve, Kupa në qiellin e Berlinit, përqafimet tona.

Dhe them faleminderit, sepse kundërshtari dhe shoqëruesi keni qenë Ju. Nëse keni nevojë për këshilla në ditët e ardhshme, më bëni një telefonatë. Unë gjithmonë do të jem atje, për Ju.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat