Firmos kontratë 3-vjeçare, Sindrit Guri prezantohet në Belgjikë

Futboll

Firmos kontratë 3-vjeçare, Sindrit Guri prezantohet në Belgjikë

Më: 18 maj 2018 Në ora: 15:58
Sindrit Guri prezantohet në Belgjikë

Pasi ka kaluar dje vizitat mjekësore, Sindrit Guri është prezantuar sot si blerja e re e skuadrës belge, Ostende. Ai ka dalë para mediave në krah të presidentit Peter Callant. Faqja zyrtare e klubit në fjalë ka njoftuar publikimin e një interviste me goleadorin shkodran në mbrëmje: “Sonte, për më shumë, ndiqni ndër të tjera intervistën e parë të golashënuesit më të mirë shqiptar (27 gola këtë sezon), i cili u thirr, gjithashtu, në ekipin kombëtar. Mirëserdhe!”

Mësohet se Guri ka firmosur kontratë 3-vjeçare me këtë skuadër belge, me të cilën do të bashkohet pas dy miqësoreve me Kosovën dhe Ukrainën, të parashikuara për t’u zhvilluar në Zvicër, para Botërorit.

Mbetet për t’u parë nëse do të luajë me Kukësin në dy ndeshjet e mbetura të kampionatit, por gara e “Këpucës së Artë” besojmë se do ta mbajë në fushën e blertë edhe këto 180 minuta, me synimin për ta shtuar në palmaresin e vet edhe këtë sukses në sezonin 2017-2018, që po e mbyll me transferimin e jetës dhe ftesën e Christian Panuccit në kombëtaren shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat