E do Real Madridi dhe përgjigjet Alisson

Futboll

E do Real Madridi dhe përgjigjet Alisson

Më: 18 maj 2018 Në ora: 16:57
Alisson

Alisson siguron se ai është “shumë i lumtur” në Romë, por “vetëm Zoti e di” se çfarë do të sjellëë e ardhmja e tij.

Portieri ka qenë në formë të shkëlqyeshme këtë sezon dhe ka qenë i lidhur me Realin dhe Liverpoolin.

“Vetëm Zoti e di se çfarë do të ndodhë”, tha Alissonduke folur për Premium Sport.

“Unë jetoj çdo moment me intensitet, kështu kam bërë këtë sezon. Dhashë gjithçka çdo ditë, në stërvitje dhe në ndeshje, dhe unë dua të bëj të njëjtën gjë edhe në Kupën e Botës.”

“Nuk përpiqem të mendoj shumë për të ardhmen. Jam i lumtur këtu te Roma, dhe tani po mendoj për Kupën e Botës.”

“Unë dua të bëj mirë me Brazilin dhe pastaj do të shohim se çfarë ndodh”, u shpreh braziliani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat