Icardi mbetet jashtë Botërori-t

Futboll

Icardi mbetet jashtë Botërori-t

Më: 19 maj 2018 Në ora: 13:25
Icardi

Lista zyrtare do të publikohet brenda 4 qershorit, që është edhe dita e fundit në dispozicion për të lajmëëruar 23 lojtarët që do të mbrojnë ngjyrat e “Seleçioon” në Rusi 2018, por në Argjentinë janë shtuar ata që e duan Mauro Icardi-t jashtë Kupës së Botës.

Kapiteni i Inter-it është përfshirë aktualisht në listën paraprake të trajnerit Samapoli, ajo që përfshin 35 lojtarë në total. Skuadra do të grumbullohet para Botërorit dhe aty do të zbulohet lista zyrtare.

Icardi, pavarësisht sezonit shumë të mirë, duket se do të lihet në shtëpi nga trajneri i bardhekaltërve, i cili pritet të zgjedhë “Kun” Aguero-n para tij.

Vetë Aguero ka shpjeguar se ai ka pasur probleme në gju që nga 2013-a, por pritet të jetë gati për Kupën e Botës pas operacionit të zhvilluar prillin e kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat