Chelsea e fiton Kupën FA, mposht në finale Manchester Unitedin

Futboll

Chelsea e fiton Kupën FA, mposht në finale Manchester Unitedin

Më: 19 maj 2018 Në ora: 20:33
Foto nga ndeshja

Chelsea është fituese e Kupës FA në Angli.

Skuadra e Antonio Contes ka arritur që të mposht në finalen e madhe të ‘Wembleyt’ Manchester Unitedin, me rezultat minimal 1:0.

Goli i vetëm i kësaj ndeshje u shënua në pjesën e parë.

Ishte ylli belg, Eden Hazard, që në minutën e 22’ shënoi nga penalltia për të mposhtur David de Gean.

Vazhdimi i ndeshjes nuk solli ndryshim të rezultatit, me Chelsea që fiton për të tetën herë në histori të klubit trofeun e Kupës FA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat