E fundit: Antonio Conte e zbulon klubin për sezonin 2018/19

Futboll

E fundit: Antonio Conte e zbulon klubin për sezonin 2018/19

Më: 19 maj 2018 Në ora: 22:06
Antonio Conte

Trajneri i Chelseat Antonio Conte ka zbuluar të ardhmen e tij menjëherë pas ndeshjes me Manchester United ku doli triumfues dhe e mbylli sezonin me një trofe të fituar.

Italiani ka bërë me dije se do ti mbetet besnik skuadrës nga Londra edhe për sezonin e ardhshëm.

“Pozicioni im nuk ndryshon. Unë nuk dua të dëgjoj ndonjë propozim tjetër, pasi vendimi im ishte shumë i qartë, për të respektuar kontratën time në Chelsea dhe për të vazhduar punën time.”

“Mbetem në atë pozitë. Në dy vjet kemi fituar Premier Ligën dhe FA Cup, mendoj se kam provuar edhe në Angli se unë jam një fitues, një fitues serik, pavarësisht vështirësive.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat