Kupa e Gjermanisë, triumfon Eintracht Frankfurt

Futboll

Kupa e Gjermanisë, triumfon Eintracht Frankfurt

Më: 20 maj 2018 Në ora: 05:10
Eintracht Frankfurt fiton Kupën e Gjermanisë pas 30 viteve

Pritej të ishte një ndeshje e lehtë për bavarezët dhe një fitore lamtumire për Jupp Heynckes, por nuk ndodhi kështu.

Tashmë dihet se Jupp Heynckes nuk do të jetë më trajner i Bayern Munich edicionin e ardhshëm, pasi vetë trajneri ka deklaruar se do t’i japë fund karrierës në përfundim të këtij edicioni dhe në vend të tij do të jetë pikërisht trajneri aktual i Eintracht Frankfurt, Niko Kovaç.

Image

Ekipi i Bayern Munich u mposht në finalen e Kupës së Gjermanisë me rezultatin 3-1 nga Eintracht Frankfurt. Në këtë takim miqtë kaluan të parët në avantazh me golin e Ante Rebiç, i cili ishte heroi i skuadrës së Eintracht Frankfurt pasi shënoi dy herë në këtë takim, në të dy rastet kaloi ekipin e tij në epërsi. Bavarezët barazuan përkohësisht me Robert Lewandowski në minutën e 53-të, por në momentin që po kërkonin golin e barazimit Mijat Gacinoviç shënon golin e tretë duke e rikthyer Eintracht-in te ky trofe pas 30 vitesh.

Në këtë takim u pa qartë se trajneri kroat Niko Kovaç e kishte studiuar mirë skuadrën e tij të ardhshme, Bayern Munich.

ImageJupp Heynckes i ka dhënë fund karrierës së tij si trajner me një finale të humbur.
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat