Derbi i vitit pa fitues në Pejë, ky është kampion i ri i Kosovës

Futboll

Derbi i vitit pa fitues në Pejë, ky është kampion i ri i Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 20 maj 2018 Në ora: 13:55
Festa e Dritës në Pejë

(E plotësuar) -  Drita nga Gjilani është kampion i ri i Kosovës në futboll. Derbi i kampionatit mes Prishtinës dhe Dritës, përfundoi pa fitues (0:0). Drita është kampion, e cila ka tubuar 67 pikë, tri më shumë se Prishtina në vend të dytë.

Drita siguroi vizën për garat parakualifikuese në Champions League, kurse Prishtina përfaqëson Kosovën në Europa League. Një ndeshje me pak raste, ndërsa Prishtina luajti plot 58 minuta me një futbollist me pak.  Për Dritën është titulli i dytë pas pavarësimit të futbollit të Kosovës, për faktin se të parin e ka fituar në vitin 2003. 

Prishtinës vetëm fitorja me dy gola dallim do ta bënte kampion, por e cila nuk ia doli më shumë se një barazim dhe aq me tepër që nga minuta e 32-të luajti pa Debatik Currin, për shkak se u ndëshkua me karton të kuq, shkaku i një ndërhyrje të ashpër.  Në Pejë mbi katër mijë shikues panë një lojë mesatare, por atmosfera në tribuna ka qenë e zjarrtë sidomos ka pasur ehe nëpër kulme të shtëpive dhe në ballkonet e banesave.  

Kjo sfidë pati dy të skuqur, për shkak se në minutën e 90+3, u përjashtua edhe Armend Dallku, kapiten i Prishtinës.

Prishtina-Drita    0:0

Stadiumi “Shahin Haxhiislami”, Pejë.

Shikues: 4.000.

Gjyqtarë: F. Tahiri, E. Zeqiri, F. Sekiraqa, S. Isufi.

Kartonët e verdhë: Dallku, Osmani – Rexha, Krasniqi, Shabani, Kukaj.

Karton i kuq: Curri dhe Dallku.

Prishtina: Bekaj, Osmani, Dallku, Curri, Bashiru, Taipi, Arago, Bozhoviq, Hoxha (Ahmeti 35’), Mankenda (Khalid 46’) dhe Januzi (Pefqeli 63’).

Drita: Rexhepi, Musaj, Limani, Gërbeshi, Leci, Kuka, B. Shabani, Krasniqi (Neziraj 74’), Fazliu (Livoreka 64’), Xh. Shabani dhe Rexha.

85’ Drita duket shumë afër titullit. Me gjasë titulli po shkon në Gjilan.

82’ Neziraj gati shënoi, por për fat të Bekjat topi shkoi jashtë portës së Prishtinës.

79' Përparim Livoreka pati rast të mirë, por portieri i Prishtinës, Visar Bekaj, u tregua më i suksseshëm.

77’ Derbi i vitit vazhdon pa gola. Drita është shumë më afër titullit.

71’ Drita shumë afër titullit të kampionit, i dyti i pas luftës, pasi që herën e parë e ka fituar në vitin 2003. Prishtina nga minuta e 32-të luan pa një futbollist, kur Debatik Curri u ndëshkua me karton të kuq për shkak të një ndërhyrje të ashpër nga prapa.

67' Ahmeti goditi nga rreth 30 metra, topi kaloi shumë pranë shtyllës pingule të portierit të Dritës, Rexhepi.

66' Pa ndryshime, vazhdon 0:0. 

62’ Drita gati sa shënon, por për fat të mirë të Prishtinës topi shkoi jashtë portës dhe për fat të keq të Dritës.

60’ Vazhdon pa gola, gjithnjë e më shumë rritet presioni te Prishtina,. të cilës duhet fitorja me dy gola dallim për kampionë.

50’ Bozhoviqi pati mundësi të mirë, por Ardian Limani e largon me mençuri rrezikun.

50' Gjithçka është e hapur, por sipas kësaj, më afër titullit është Drita. Prishtina edhe me një lojtar me pak ka iniciativën. 48' Nuk ka gola, shikuesi bëjnë atmosferë të bukur sportive.

Fillon pjesa e dytë, 0:0. Taipi gjuan por eviton Rexhepi. Përfundoi pjesa e parë: Drita ka përparësinë e pikëve +3 në krye plus një lojtar tani më shumë në fushë.

Fundi i pjesës së parë, tifozët ‘Plisa’ hodhin ndonjë shishe në drejtim të fushës. 4 minuta shtesë.

  43’  Lojë me nerva, por nuk ka gola.

36' Bashiru u përpoq por goditja e tij nga distanca shkoi jashtë portës.

32' Karton i kuq për lojarin e Prishtinës. Rrëmujë në fushë, Debatik Curri u ndëshkua me karton të kuq. Curri ndërhyri shumë ashpër ndaj Astrit Fazliu.

30' Te djya ekipet luftojnë për të shënuar, por sulmuesit e asnjërës skuadër nuk janë në element. 

27’ Nuk ka ndryshim rezultati, lojë e presionit të lartë.

22’ Te dyja ekipet janë të vëmendshme dhe nuk ka ndonjë rast të veçantë deri me tash.

19’ Nuk ka ndryshim të rezultatit. Dallku e Rexha ndëshkohen me kartonë të verdhë. 

15' Mbrojtësi Armend Dallku i Prishtinës dhe sulmuesin Kastriot Rexha i Dritës, përplasen mes vete dhe mbeten të shtrirë në fushë.   

12' 'Plisat' brohoritin Prishtina, Prishtina, në anën tjetër 'Intelektualët' Drita, Drita. 

10' Prishtina kërkon me ngulmë epërsinë, kurse Drita rreshtohet fortë mirë në mbrojtje.  

8' Nuk ka ndryshim te te rezultatit, Prishtina orvatet të sulmojë, por edhe Drita dukshme e rrezikshme.

5' Filloi ndeshja, emocione të mëdha. Shikues siç raportohet ka edhe nëpër kulmët e shtëpive dhe banesat që janë përreth stadiumit

Në stadiumin ‘Shahin Haxhislami’ në Pejë, mbi 5 mijë shikues, atmosferë drithëruese, ku zhvillohet derbi i madh dhe që përcakton kampionin e ri të Kosovës.  

Prishtinës i duhet fitorja me dy gola dallim për t’u shpallë kampione, kurse Dritës i mjafton një pikë apo edhe humbja minimale. Drita udhëheq me 66 pikë, ka tri më shumë se Prishtina. Drita është 28 javë pa humbje.

Prishtina-Drita

Stadiumi “Shahin Haxhiislami”, Pejë.

Gjyqtarë: F. Tahiri, E. Zeqiri, F. Sekiraqa, S. Isufi.

Prishtina: Bekaj, Osmani, Dallku, Curri, Bashiru, Taipi, Arago, Bozhoviq, Hoxha, Mankenda dhe Januzi.

Drita: Rexhepi, Musaj, Limani, Gërbeshi, Leci, Kuka, B. Shabani, Krasniqi, Fazliu, Xh. Shabani dhe Rexha.

Image

Interesim i madh për super ndeshjen Prishtina-Drita

Interesimi i jashtëzakonshëm nga të gjithë për t’u futur në stadiumin ‘Shahin Haxhiislami’, ku do të luhet sfida për titullin kampion të Superligës, mes Prishtinës dhe Dritës.

Shumë shikues janë mbledhur jashtë stadiumit dhe mbërritja e tifozëve prishtinas ka zgjuar shikueset e pranishëm.

Tani pritet të shihet rivaliteti në mes të Intelektualëve dhe Plisave.

Image

 

“Tërmet” në Prishtinë, Plisat gati për ndeshjen e vitit

Plisat, masovikisht drejt Pejës.

Plisat janë mobilizuar para ndeshjes ndaj Dritës.

Ata janë mbledhur në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku për pak çaste do të nisen drejt Pejës.

Numri i Plisave në Pejë pritet të jetë masiv.

Sfida fillon prej orës 16:00. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat