Vjen përforcimi i parë për Klopp, Liverpool 65 milionë euro për yllin e Lion

Futboll

Vjen përforcimi i parë për Klopp, Liverpool 65 milionë euro për yllin e Lion

Më: 20 maj 2018 Në ora: 13:30
Nebil Fekir

Skuadra e Liverpool përgatitet për finalen e Champions League ndaj Real Madrid, por njëkohësisht punohet edhe për të ardhmen. Sipas të përditshmen britanike “The Mirror” skuadra e “reds” ka arritur marrëveshjen me mesfushorin e Lion, Nebil Fekir, që sezonin e ardhshëm do të luajë në “Anfield”. Sipas mediave, marrëveshjes është 99% e mbyllur dhe ky transferim do t’i kushtojë 65 milionë euro skuadrës së Liverpool, që siguron kështu përforcimin e parë për sezonin e ardhshëm.

Mesfushori 24-vjeçar francez, Nabil Fekir, kapiteni i ekipit të Lion, ka realizuar 22 gola në 38 ndeshje për klubin e tij, duke e udhëhequr skuadrëmn drejt kualifikimit për në Champions League sezonin e ardhshëm. Fakir nuk ka mohuar apo pohuar asgjë në lidhje me këtë transferim. “Nuk e di nëse kjo ka qenë ndeshja ime e fundit me Lion. Le të shohim se si do të shkojnë gjërat. Objektivi në ishte një vend në Champions dhe ia dolëm mbanë, tani të presim”, u shpreh Fekir për mediat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat