Mancini gradon kapitenin e ri

Futboll

Mancini gradon kapitenin e ri

Më: 20 maj 2018 Në ora: 14:38
Roberto Mancini

Vetëm pak orë më parë, Roberto Mancini publikoi listën me 30 lojtarët, që do të grumbullojë në prezantimin e tij të parë si trajner i Italisë. Në listë binte në sy rikthimi i Zazës dhe Balotellit, ashtu si mungesa e Buffon, De Rossit dhe Chiellinit të dëmtuar.

Mediat italiane raportojnë se Italia e Mancinit, ashtu si në listë, do të ketë risi edhe në fushën e lojës, teksa shiriti i kapitenit pritet t’i besohet Leonardo Bonuccit.

Kështu qendërmbrojtësi, pas shiritit te Milani, merr edhe rolin e liderit te përfaqësuesja, ku është një nga futbollistët më me eksperiencë të grumbulluar nga Mancini.

Maja e sulmit pritet t’i besohet Balotellit, ndërsa skema e përdorur nga tekniku do të jetë ajo 4-2-3-1, për të vënë në pozitat ideale lojtarë si Insigne, Chiesa, Berardi, Bernardeschi, etj, te të cilët pritet të bazohet e ardhmja e përfaqësueses.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat