Xherdan Shaqiri e lë të hapur mundësinë për të kaluar te gjiganti anglez

Futboll

Xherdan Shaqiri e lë të hapur mundësinë për të kaluar te gjiganti anglez

Më: 20 maj 2018 Në ora: 14:47
Xherdan Shaqiri

Xherdan Shaqiri e ka lënë të hapur mundësinë për një transferim të mundshëm te Tottenhami apo te ndonjë skuadër që do të luajë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Kosovari i ekipit kombëtar të Zvicrës më shumë gjasë do ta braktisë Stoke Cityn këtë verë, pas rënies nga Premierligë.

Shaqiri e ka një klauzolë në kontratën e tij me Stoke në vlerë 13 milionë euro, një shumë mjaft e ulet për një lojtar si ai.

Kjo e ka lënë të hapur mundësinë për skuadrën e Mauricio Pochettinos, e cila thuhet të ketë shprehur interesim për Shaqirin.

Kosovari mendon se për të do të ishte ideale që klubi i radhës të luajë në Evropë, në Ligën e Kampionëve më specifikisht.

“Është e rëndësishme për mua të gjejë një klub kur më duan të gjithë, trajneri dhe drejtuesit”, ka thënë Shaqiri.

“Gjithmonë do t’i jem mirënjohës Stokes, sepse kohe ime në këtë klub ka qenë periudha më edukative në karrierën time”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat