Trajneri i Prishtinës: Lojtarët e mi u shqetësuan shumë

Futboll

Trajneri i Prishtinës: Lojtarët e mi u shqetësuan shumë

Më: 20 maj 2018 Në ora: 19:23
Pamje nga ndeshja

Drita nga Gjilani është kampion i ri, e cila tubojë 67 pikë, tri më shumë se Prishtina në vend të dytë në elitën e futbollit të Kosovës. Derbi i madh mes Prishtinës dhe Dritës përfundojë me rezultat 0:0, e cila u zhvillua në stadiumin “Shahin Haxhiislami” në Pejë. Mirel Josa, trajner i Prishtinës, tha se nuk duhej të shkonin se çdo gjë do të përfindojë në pjesën e parë. “Unë e pata thënë edhe para ndeshjes. E para e punës ne duhej të ishim të qetë që ta kishim lojën nën kontroll, duke pasur parasysh cilësinë e Dritës.

Neve nuk duhej të shkonim me mendimin që çdo gjë do të përfundonte në pjesën e parë. Lojtarët e mi u shqetësuan shumë sikur gjithçka po përfundonte aty dhe pastaj kartoni i kuq i Currit na i prishi ekuilibrat. Lojtarët që mbeten në fushë mendoj se e bënë punën mirë, por edhe lodhja e bëri të veten. Gabimet i kemi bërë në ndeshjet e tjera, sidomos në duelin me Vëllaznimin, pasi sot do të ishim në situatë më ndryshe", tha Josa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat