Abuzohet egërsisht nga tifozët e United, Mourinho mbyll profilin në Instagram

Futboll

Abuzohet egërsisht nga tifozët e United, Mourinho mbyll profilin në Instagram

Më: 21 maj 2018 Në ora: 09:06
Jose Mourinho

Jose Mourinho ka mbyllur profilin e tij të Instagram pasi u bë viktimë e një abuzimi të egër online pas disfatës në finalen e FA Cup.

Manchester United humbi 1-0 ndaj Chelsea-t falë golit të Eden Hazard.

Trajneri i Old Trafford u fut në rrjetin social të Instagram vetëm gjatë vitit 2016, pak pasi ishte emëruar në krye të Djajve.

“Përdoruesi nuk është gjetur” lexohet nëse shkruan emrin e portugezit, çka do të thotë se ai ka çaktivizuar profilin.

Disa tifozë të United kanë kritikuar ata që kanë sulmuar Mourinho-n.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat