Vojvodina - Dinamo e Zagrebit, është një nga ndeshje që e mban mend Kujtim Shala, ish futbollisti i mirënjohur. Atëkohë Shala luante për Dinamon e Zagrebit, por fatkeqësisht në tribunat e stadiumit në Novo Sad ndodhi rrahje mes tifozëve të njohur të Dinamos “Bad Blue Boys” dhe milicisë ish jugosllave.
Kujtim Shala luante për Dinamon dhe së bashku me Zvonimir Bobanin e disa tjerë kërcyen rrethojat dhe futen për t’i ndihmuar e qetësuar në një anë tifozët. Dinamo shënojë fitore me rezultat 2:1 me golat e Kujtim Shalës. Shihet Kujtim Shala me numër 11 duke vrapuar drejt rrethojës.