Wolfsburgu e siguron qëndrimin në Bundesligë edhe për një sezon

Futboll

Wolfsburgu e siguron qëndrimin në Bundesligë edhe për një sezon

Më: 22 maj 2018 Në ora: 00:15
Wolfsburgu

Wolfsburgu e ka siguruar pa shumë vështirësi qëndrimin në Bundesliga edhe për një sezon.

‘Ujqërit’ do të luajnë edhe sezonin e ardhshëm në elitën e futbollit gjerman pasi arritën ta mposhtin edhe në ndeshjen e dytë skuadrën e Holsten Kiel si mysafirë me rezultat 1-0.

Ndeshja u mbyll 3-1 dhe me rezultat të përgjithshëm Wolfsburg fitoi 4-1.

Skuadra e Bruno Labbadias u mjaftua me një gol të qendërmbrojtësit Robin Knoche në minutën e 75-të.

Sistemi VAR anuloi dy gola, për secilën skuadër nga një.

Wolfsburgu e siguroi mbijetesën, ndërsa Holsten Kiel edhe sezonin e ardhshëm do të luajë në Bundesligën e dytë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat