Vlladimir, jepja rastin Ajetit!

Futboll

Vlladimir, jepja rastin Ajetit!

Nga: Kemajl Goca Më: 22 maj 2018 Në ora: 13:09
Albian Ajeti

Është një diskutim i madh për sulmuesin Albian Ajetin se do të përfshihet apo jo në kombëtaren e Zvicrës për në Kampionatin Botëror në futboll, që mbahet gjatë kësaj vere. Sulmuesi nga Kosova shkëlqeu në fanellën e Baselit dhe është golashënuesi më i mirë në Kampionatin e Zvicrës. Ai shënoi 17 gola në kampionat, duke lënë pas vetes me dy gola me pak Hoaraun e Young Boysit. Albian Ajeti (21 vjeç) është golashënuesi më i mirë dhe më i ri i Superligës. A mund të përfshihet në Kupën e Botës?

Albian Ajeti (21), nuk i shkoi në FC Augsburg, por tani është golashënuesi më i mirë në Superligën e Zvicrës. Pas një huazimi në FC St. Gallen, ai u rikthyer sërish në Basel, shënoi 17 gola dhe aktualisht është në formacioni më të mirë zviceran. Ajeti ka shënuar shtatë gola që nga data 29 prill. Megjithatë, ai ka gjasa minimale që të përfshihet në mesin e 23 futbollistëve për Kupën e Botës. Fundja, përzgjedhësi është ai që përcaktohet për më të mirët.

Petkoviçi do të ishte mirë që t’ia jep një rast sulmuesit Ajeti.  Mbi të gjitha, Petkoviç është ai që sheh formën e secilit lojtarë dhe përcaktohet se cili e meriton.  Në kombëtaren e Zvicrës janë Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Blerim Xhemaili, Admir Mehmedi dhe Valon Behrami.  Petkoviç është prej trajnerëve më të shquar dhe fal punës së tij shënuan edhe rezultate të jashtëzakonshme në fazën e grupeve, ku arritën që të kualifikohen përmes play-off-it, kur e eliminuan Irlandën Veriore me rezultat të përgjithshëm 1:0. Sot, portali “Blick” në një shkrim të saj, ka shtruar pyetjen se a mund të përfshihet apo jo sulmuesi i ri Ajeti në kombëtaren e Zvicrës për Kupën e Botës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat