Hashanit i vjen fundi, por nuk e kishte ëndrrën për milioner

Futboll

Hashanit i vjen fundi, por nuk e kishte ëndrrën për milioner

Nga: Kemajl Goca Më: 22 maj 2018 Në ora: 13:48
Ilustrimi i Erdin Hashanit

Është krenar që ka luajtur në klubet e ndryshme të elitës së futbollit të Kosovës dhe që ka dhënë shumë. Ky është Erdin Hashani i cili nuk e ka të lehtë të përshëndetet nga loja aktive. Ai të enjten do të luajë në petkun e Ferizajt kundër Vëllaznimit, në ndeshjen e barazhit që vendos se cila skuadër do të jetë në elitën e futbollit. “Këtë enjte do të jetë ndeshja ime e fundit pas 18 viteve të bukura të lojës time aktive si futbollist, mendoj se ka ardhur koha e duhur ti them futbollit JO si lojtar aktiv!

Fillimisht dua ta falënderoj familjen time, e cila me ka përkrahur në çdo hap të karrierës sime. Futbolli është futboll dhe talenti është talent, por mendësia e klubit e bën ndryshimin. Prandaj dua ti falënderoj 13 klube që me kanë besuar fanellën e tyre dhe gjithë tifozëve të këtyre klubeve u jam mirënjohës pafundësisht për mbështetjen! Po ashtu jo me pak të rëndësishme ishin trajnerët me të cilët punova gjatë këtyre viteve.

Futbolli me mësoj, por sa e vështirë është të punosh dhe të sakrifikosh shumë për të arritur diçka edhe pse ëndrra ime nuk ishte të bëhesha milioner po një futbollist i mirë. Unë gjithmonë e djersita fanellën time, këtë duhet ta bëni edhe ju!!!”, shkruan Hashani.

Klubet që luajti

Besëlidhja (Prishtinë)

KEK-u (Kastriot)

Prishtina 

Besa (Kavajë)

Skënderbeu (Korçë)

Besëlidhja (Lezhë)

Besiana (Podujevë)

Trepça (Mitrovicë)

Vëllaznimi (Gjakovë)

Drita (Gjilan)

Hajvalia (Prishtinë)

Vllaznia (Pozharan)

Ferizaj (Ferizaj)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat