Trajneri spanjoll parashikon rezultatin e finales së Championsit

Futboll

Trajneri spanjoll parashikon rezultatin e finales së Championsit

Më: 22 maj 2018 Në ora: 17:40
Vincente Del Bosque

Ish-trajneri i Real Madridit, Vincente Del Bosque, ka deklaruar se asnjë lojtar i Liverpoolit nuk do të mundë të zinte vend në ekipin e Zinedine Zidane, teksa dy gjigantët europianë përgatiten për finalen e Champions Leagues.

Të dy skuadrat kanë treguar formë të lartë në Europë, me Liverpoolin që ka shënuar 17 gola vetëm në gjashtë ndeshje të fazës me eliminim direkt, krahasuar me 13 të Realit.

“Real Madridi ka skuadër madhështore, e cila është më e mira në Europë momentalisht”, ka thënë Del Bosque.

“Nuk mund ta gjej qoftë edhe një lojtar të vetëm të Liverpoolit që mund ta përmirësojë Real Madridin, madje as Salah. Real Madridi do ta mposhtë Liverpoolin me 4:1”, shtoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat