Kabashi kërkon fitore kundër Vushtrrisë

Futboll

Kabashi kërkon fitore kundër Vushtrrisë

Nga: Kemajl Goca Më: 22 maj 2018 Në ora: 18:59

Mbrojtësi i Flamurtarit të Prishtinës, Veton Kabashi, tha se është vetëm një ndeshje dhe duhet të jenë të kujdesshëm.

“Duke pasur parasysh se është vetëm një lojë, edhe pse presioni do të jetë tek ne sepse Vushtrria nuk ka çka të humbë. Mirëpo,  besoj që kemi arritur formën dhe fati na ka përcjellë ne në kohen e duhur”, tha Kabashi.

Sipas tij, do të kenë një mungesë të rëndësishme. “I gjithë ekipi është gati përpos sulmuesit Shqipdon Ademi që ka pësuar lëndim në ndeshjen e fundit”, thotë Kabashi për gazetën kombëtare "Bota sot".

Nesër në orën 16.00 në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, në barazh takohen Vushtrria – Flamurtari, skuadra që fiton do të jetë pjesë e elitës së futbollit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat