Zidane kërkon Kupën, zgjedhje të vështira në formacion

Futboll

Zidane kërkon Kupën, zgjedhje të vështira në formacion

Më: 22 maj 2018 Në ora: 19:06
Zinedin Zidane

Në javën që do të kurorëzojë kampionen e re të Europës, trajneri i Realit të Madridit ia kushtoi të martën mediave, me një konferencë të apasionuar dhe stërvitjen e hapur. Zinedin Zidane e di mirë sesi shënohet dhe festohet në finale të tilla.

Francezi e ka provuar të vendosë ndeshjet në Champions me Realin e Madridi dhe të tregohet po kaq i zoti edhe nga pankina.

“Asnjë nuk mund të thotë se Liverpool ka më shumë uri sesa ne për këtë trofe. Këtë e tregon impenjimi ynë. Jemi Real Madrid dhe në këtë klub pritshmëritë janë gjithmonë të larta”, tha Zinedin Zidane. Ai do të ketë zgjedhje të vështira për formacionin titullar këtë të shtunë. Një shembull i qartë është kufizimi në dy fanela për 5 futbollistë: Bale, Benzema, Isco, Asensio e Lucas Vazquez.

“Kjo është pjesa më e vështirë e punës së një trajneri pasi zgjedhja e titullarëve përfshin shumë lojtarë. Ka nga ata që kanë kontribuar në finalen por në Kiev nuk do arrijnë as të ndërrojnë rrobat. Bale është në formë ndërsa lidhja në fushë është optimale mes Benzema dhe Ronaldos. Portugezi më i miri i të gjithëve”, tha trajneri i Realit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat