Fassone reagon pas refuzimit të marrëveshjes nga UEFA

Futboll

Fassone reagon pas refuzimit të marrëveshjes nga UEFA

Më: 23 maj 2018 Në ora: 00:22
Marco Fassone

Marco Fassone ka reaguar ndaj vendimit të UEFA-s për të mos pranuar projektin e Milanit, në kuadër të Fair Play-t Financiar. Administratori i deleguar i kuqezinjve ka shprehur zhgënjim dhe zemërim me organin më të lartë të futbollit në Europë, ndërsa ka akuzuar për dëmtim imazhi.

“Vendimi i UEFA-s ishte surprizues dhe njëkohësisht na zemëroi shumë. Nuk e pritëm refuzimin e marrëveshjes, pasi me ne është rasti i parë që UEFA sillet kështu. është shumë e rëndësishme që Milani tani të mbajë një pozicion të qartë zyrtar. Do të bëjmë një analizë ligjore të çështjes, pasi mendojmë se na është shkaktuar një dëm i madh i imazhit”, tha Fassone.

UEFA refuzoi marrëveshjen e propozuar nga klubi italian, për të evituar sanksione dhe për t’u rikthyer në parametrat e “fair play financiar”.

Plani i prezantuar nga administratori Fassone nuk i bindi drejtuesit e institucionit që drejton futbollin në Europë. Pas refuzimit të propozimit të 15 dhjetorit të kaluar, ky është refuzimi i dytë për kuqezinjtë. Tashmë Milani do të përballet me sanksionet e UEFA-s, të cilat do të publikohen brenda datës 15 qershor.

“Djalli” rrezikon minimalisht një paralajmërim, të shoqëruar edhe nga një gjobë e kripur. Megjithatë frika më e madhe lidhet me bllokimin e merkatos, por ndoshta edhe me përjashtimin nga edicioni i ri i Europa League, pjesëmarrje të cilën skuadra e Gattuso-s e fitoi duke u pozicionuar në vendin e gjashtë në Serinë A.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat