Emre Can cakton testet mjekësore me klubin e ri

Futboll

Emre Can cakton testet mjekësore me klubin e ri

Më: 23 maj 2018 Në ora: 09:35
Emre Can

Emre Can do të jetë përforcim i ri i ekipit kampion nga Serie A, gjatë afatit kalimtar të verës.

Emre Can do të jetë futbollist i ri i Juventusit.

E përditshmja sportive italiane “Tuttosport” raporton se mesfushori gjerman do të jetë përforcim i ri i ekipit kampion nga Serie A, gjatë afatit kalimtar të verës.

Can ka caktuar testet mjekësore në Juventus për javën e ardhshme pas finales në Ligën e Kampionëve mes Liverpoolit dhe Real Madridit.

Can do të nënshkruajë me Juventusin si futbollist i lirë pasi kontrata e tij me “Reds” do të skadojë pas përfundimit të këtij sezoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat