Isco me humor për finalen kundër Liverpoolit

Futboll

Isco me humor për finalen kundër Liverpoolit

Më: 23 maj 2018 Në ora: 10:57
Isco me humor për finalen kundër Liverpoolit ?

Isco dëshiron Champions-in, por nëse do të jetë protagonist apo jo këtë e vendos trajneri Zinedin Zidan. Në deklaratën e bërë përpara mediave spanjolle, mesfushori fantazist thotë se ka shumë dëshirë të luajë. “Nuk e di nëse do të luaj. Këtë gjë e vendos trajneri, sepse për këtë punë paguhet”, ka thënë Isko duke qeshur.

Më tej, ai shpreh dëshirën për të triumfuar. “Nuk jam i kënaqur me kaq fitore. Ëndrra ime është të fitoj Champions-in e katërt. E ardhmja? Jam shumë i lumtur në Madrid dhe do të gënjeja nëse do të thosha të kundërtën. Lopetegui më ka ndihmuar shumë që të rritem dhe më ka dhënë shumë besim për t’u përmirësuar”, ka thënë mesfushori. Me 26 maj ndeshen në finale Real Madridi dhe Liverpooli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat