Argjentina, në Botëror pa portierin titullar Romero

Futboll

Argjentina, në Botëror pa portierin titullar Romero

Më: 23 maj 2018 Në ora: 13:59
Sergio Romero

Kur duhen më pak se 3 javë nga debutimi i shumëpritur në Botëror kundër Islandës, Argjentina, pretendente për trofeun e më të fortës në futboll, duhet të bëjë llogaritë pa portierin titullar.

Sergio Romero, pjesë e Manchester United, ka pësuar një dëmtim të rëndë në gju, që nuk do ta lejojë të udhëtojë me pjesën tjetër të përfaqësueses së Argjentinës, drejt Rusisë.

Federata argjentinase e Futbollit, nëpërmjet një njoftimi zyrtar ka bërë të ditur se, Romero ka probleme në gju e për rrjedhojë do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale. Romero, që te Manchester United ka rolin e portierit të dytë, pritej të ishte titullari i portës së Argjentinës në Botëror, pasi e kishte fituar konkurrencën me Vilfredo Caballeron.

Më dëmtimin e tij, do të jetë pikërisht portieri i Chelseat zgjedhja e parë për Jorge Sampaolin, ndërsa trajneri ka shtuar në listë mbrojtësin ekstrem të Tigresit, Nahuel Guzmán.

Romero ishte një nga më të besuarit e teknikut argjentinas, si në fushë, ashtu dhe jashtë saj. Por, fati i keq i mohoi portierit Botërorin e tretë në karrierë, pasi më parë ka qenë protagonist në Afrikën e Jugut dhe në Brazil.

Tashmë, në miqësoret para Botërorit mbetet për t’u parë nëse Caballero do të jetë titullar, apo do të ketë ndryshime surprizë me numrin 1 të River Plate, portierin Armani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat