Iniesta e ndan mendjen për skuadrën e tij të re

Futboll

Iniesta e ndan mendjen për skuadrën e tij të re

Më: 23 maj 2018 Në ora: 21:36
Andres Iniesta do të prezantohet të enjten me klubin e ri, Vissel Kobe të Japonisë.

Andres Iniesta ka vendosur se ku do të luajë sezonin e ardhshëm.

Mesfushori spanjoll, pasi i dha lamtumirën Barcelonës, do të prezantohet të enjten me klubin e ri, Vissel Kobe të Japonisë.

Iniesta do të nënshkruajë një kontratë 3-vjeçare me Vissel Kobe dhe do të luajë në kampionatin japonez të futbollit, që ka 25 vjet që është krijuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat