Ja pse Hazard nuk do të jetë kurrë në gjendje të fitojë Topin e Artë

Futboll

Ja pse Hazard nuk do të jetë kurrë në gjendje të fitojë Topin e Artë

Më: 24 maj 2018 Në ora: 08:43
Eden Hazard

Sulmuesi i Chelsea-t Eden Hazard shprehet se ai nuk mund ta fitojë Topin e Artë pasi nuk është aq egoist sa duhet.

Çmimi individual më i madh që ka fituar lojtari i përfaqësueses belge është ai i Lojtarit të Vitit në Premier League, të cilin e mori pas sezonit 2014/15 ku fitoi edhe titullin kampion me Chelsea-n.

Hazard, i cili e mbylli sezonin me 12 gola dhe 4 asiste, beson se do t’i duhet të ndryshojë mentalitetin e tij nëse kërkon të zgjidhet lojtari më i mirë i globit.

“Im at gjithmonë ma ka thënë këtë gjë, mbase është e vërtetë,” shprehet ai për BBC.

“Mendoj se në futbollin e sotëm, nëse do të fitosh një çmim si Ballon d’Or duhet të kesh një natyrë egoiste. Por unë nuk jam ashtu. Unë jam ai që jam.”

Topat e Artë të viteve të fundit janë ndarë mes Cristiano Ronaldo-s dhe Lionel Messi-t dhe të dy kanë nga pesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat