Përfundon pjesa e parë në ndeshjen Ferizaji - Vëllaznimi

Futboll

Përfundon pjesa e parë në ndeshjen Ferizaji - Vëllaznimi

Më: 24 maj 2018 Në ora: 17:00
Foto nga ndeshja

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes së dyte të barazhit mes Ferizajit dhe Vëllaznimit.

Ndeshja e cila është duke u zhvilluar në stadiumin Rexhep Rexhepi në Drenas, në pjesën e parë ishte kryesisht e mbyllur dhe e fokusuar në mesfushë.

Rastin e parë të mirë për shënim e kishte skuadra e Ferizajit ku pas një depërtimi të Rexhepit, Bardhi doli në pozitë të mirë për goditje, por goditja e tij u bllokua nga Besnik Krasniqi o Vëllaznimit.

Vëllaznimi nuk tregoi shumë nga loja duke mos pasur asnjë rast të mirë shënimi.

Mbeten edhe 45 minuta tjerë për tu zhvilluar por mbetet të shihet a do të dihet fituesi brenda 90 minutave apo ndeshja do të shkoj drejt vazhdimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat