Sokol Kushta ironizon FSHF-në

Futboll

Sokol Kushta ironizon FSHF-në

Më: 24 maj 2018 Në ora: 17:05
Sokol Kushta

Legjenda e futbollit vlonjat dhe e kombëtares kuqezi, Sokol Kushta, duket se ka një analizë të tijën për situatën në futbollin shqiptar, në Kategorinë Superiore, më konkretisht. Duke marrë shkas nga degdisja e Tiranës dhe Vllaznisë në kategoritë inferior në dy sezonet e fundit, Kushta shigjeton me ironi të hollë, por tejet therëse, FSHF-në, presidentin Armand Duka dhe kryebashkiakët respektivë.

Ja statusi i atij supergoli të paharruar ndaj Partizanit të Beogradit, kur Flamurtari i tij sfidonte edhe Barcelonën, kur futbolli shqiptar luhej në stadium të mbushura plot e përplot, jo si sot, në stadiume të boshatisura, të shndërruar në skena teatri të turpshëm tolerimesh e trukimesh:

“Urime për ekipin e Dukatit (Oriku, kush nuk e di). Ishte një ëndërr për mua ta shikoja fshatin tim në kategorinë e të mëdhenjve. Dinamo, Kavaja, Elbasani, Fieri, Lushnja, Peqini… dhe më në fund Vllaznia. Harrova ca ekipe, por s’ka gjë, kuptohet vetë. Dhe kjo ditë erdhi falë FSHF dhe presidentit, që i bëri të gjitha ekipet njësoj. Do të qe i bukur një turne me Tiranës, Dinamon, Vllazninë dhe… Dukatin. Shumë njerëz mërziten me ca gjëra që shikojnë, por janë këta kryebashkiakë, këta njerëz që votojmë, për këtë kampionat të shëmtuar”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat