Profesionet e kryetarëve të Federatave të futbollit në Evropë

Futboll

Profesionet e kryetarëve të Federatave të futbollit në Evropë

Më: 24 maj 2018 Në ora: 18:38
Avni Durmishi

Debate

Nga 55 federata të Evropës, veç tre-mikro shtete nga Perëndimi (Malta, Andorra, Luksemburgu) për kryetar federatë kanë njerëzit që kanë të arritur të madhe në futboll/karrierë. Asnjë shtet tjetër perëndimor dhe kapitalist duke e përfshi Turqinë, Izraelin, Qipron e Greqinë nga lindja. Prej 15 shteteve që për kryetar kanë qenë ish-futbollist të "famshëm", 11 i takojnë ish-shteteve komuniste lindore e ku bën pjesë edhe Kosova bashkë me fqinjtë Malin e Zi e Maqedoninë, Bullgarinë...

Përderisa me statut kryetari i federatës nuk paguhet dhe kryesisht vijnë nga bizneset apo ish-futbollist me karrierë të bujshme milionëshe, kryetari i jonë i federatës nuk dijmë ka merr të ardhurat. Më e keqja, është federata e vetme që s’ka kundërkandidat për kryetar, sepse uzurpohen nënshkrimet që në start dhe nuk të lejon as me kandiduar. Shqipëria - ekonomist, biznesmen (kurrë s’ka luajt futboll). Spanjë - (femër) avokate e diplomuar (kurrë s’ka luajt futboll).

Zvicër - i diplomuar në drejtësi, ish-punëtor administrate në federatë. Turqi - biznesmen në gaz, ndërtim dhe universitete (kurrë s’ka luajt futboll) .Francë - ish punëtor në administratë tatimore - perfekt qyteti (kurrë s’ka luajt futboll). Gjermani - gazetar/deputet (ka luajt futboll në moshë të re si amator). Itali - profesor universitar (kurrë s’ka luajt futboll). Austria - biznesmen, pronar kompanie të energjisë (kurrë s’ka luajt futboll). Belgjikë - ekspert financash (kurrë s’ka luajt futboll). Bosnjë - ekspert i transportit dhe komunikacionit (kurrë s’ka luajtur futboll). Çeki - menaxher i marketing/komunikacion - pastaj pjesë e Sllavisë së Pragës (kurrë s’ka luajt futboll). Danimarkë - avokat (kurrë s’ka luajt futboll).  Armenia - biznesmen - ekonomist, deputet/themelues klubi (kurrë s’ka luajt futboll). Azerbajxhan - biznesmen i naftës, inxhinier (kurrë s’ka luajt futboll). Qipro - biznesmen në turizëm - ish-pronar klubi (kurrë s’ka luajtur futboll). Angli - biznesmen/administrator - ish-pronar i Leicester City (kurrë s’ka luajt futboll). Ishujt Faroe - avokat dhe anëtar i bordeve të shumë kompanive (ka luajt futboll veç si fëmijë).

Finlandë - bankier - (kurrë s’ka luajt futboll) .Gjibraltar - avokat (kurrë s’ka luajt futboll). Greqi - avokat i diplomuar, ish-futbollist amator në rini. Hungari - bankier, doktor i ekonomisë, ish-zyrtar i ministrisë së financave (kurrë s’ka luajt futboll). Islandë - ish-futbollist karriere, avokat i certifikuar. Izrael - zyrtar taksash (kurrë s’ka luajt futboll). Lihtenshtajni - politikan (kurrë s’ka luajt futboll). Lituani - ish-futbollist karriere, biznesmen në pasuritë e paluajtshme. Holandl - muzicient, djali i ish-kryetar i Ajaxit të famshëm 1964-1978 (s’ka luajt kurrë futboll). Irlandë e Veriut - ish-futbollist amator - arkëtar klubi nga shkon në arkëtar në federatë. Norvegji - menaxher karriere në banka - ish-kryetar klubi (s’ka luajt kurrë futboll).  Portugali - ekonomist i diplomuar, ish-basketbollist dhe kryetar i ligës së basketbollit. Irlandë - administrator nëpër disa klube. Rumani - politikan i diplomuar për administratë. Rusi -ish-futbollist, punëtor i financave në UEFA.  San Marino - i diplomuar dhe kualifikuar si teknik i industrisë, ish-futbollist amator dhe gjyqtar. Skoci - ish-futbollist amator, kryetar lige. Serbi - biznesmen, karrierë të shkurtër në futboll, zyrtar i disa klubeve. Sllovaki - biznesmen në industrinë e ndërtimit - ish-pronar i FC Duklas (s’ka luajt kurrë futboll). Suedi - mësues dhe politikan (kurrë s’ka luajt futboll). Ukrainë - i diplomuar në drejtësi, ish-futbollist amator. Uells - karrierë të gjatë në administrate të klubeve. Federatat me ish-futbollist: Estoni - ish-futbollist politeknik - themelues i Flora Talin pas rënies së BRSS . Andorre - ish-futbollist. Slloveni - administrator i FC Celje, ish-lojtar dhe ish-gjyqtar. Poloni - ish-futbollist karriere. Mali i Zi - ish-futbollist karriere. Moldavi - ish-futbollist; Malta - ish-futbollist; Luksemburgu - ish-futbollist; Letoni - ish-futbollist karriere, pronar restorani; Kazakistan - kryetar i shtetit, kryetar i federatës së atletikës.

Gjeorgji - ish-futbollist; Maqedoni - ish-futbollist; Bullgari - ish-futbollist i Kombëtares me më së shumti paraqitje. Kosovë - ish-futbollist, i diplomuar në ekonomik pas luftës; Kroaci - ish-futbollist i Kombëtares, vendi i 3-të në botë - pronar i Akademisë së futbollit - ka fituar në zgjedhje demokratike kundër një ish-lojtari tjetër për pak vota diferencë.

Autori është zëdhënës i FC Prishtina

Shkrimi është marrë në profilin e tij në facebook

Qëndrimet nuk janë të redaksisë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat