Aubameyang godet keq Wengerin, mezi po e pret sezonin e ri

Futboll

Aubameyang godet keq Wengerin, mezi po e pret sezonin e ri

Më: 24 maj 2018 Në ora: 21:11
Pierre-Emerick Aubameyang

Sulmuesi i Arsenalit Pierre-Emerick Aubameyang ka pranuar se klubi që ai u bashkua në janar “ka stagnuar pak” gjatë dy sezoneve të fundit.

Reprezentuesi nga Gaboni ka folur pasi Unai Emery u emërua në një marrëveshje trevjeçare si trajner afatgjatë i Arsenalit pas largimit të teknikut francez.

Aubameyang pranon se jeta pa francezin në stadiumin Emirates do të jetë “e çuditshme”, por ka sugjeruar gjithashtu se kjo mund të jetë për të mirë.

“Është paksa ndjenjë e përzier”, tha ai. “Nga njëra anë, për tifozët, është e çuditshme që shefi po shkon, por është një fillim i ri. Për të thënë të vërtetën, gjatë sezoneve të fundit ekipi ka stagnuar pak.”

“Por të gjithë janë të ngazëllyer për të parë se çfarë mund të ndodhë nga sezoni i ardhshëm. Ne tashmë kemi një skuadër cilësore, por nëse vijnë ndoshta dy lojtarë të tjerë do të ishte mirë. Por të gjithë duhet t’a kuptojnë në kokat e tyre që ne duhet të punojmë shumë për të rivalizuar më ekipet më të mira “.

Aubameyang shënoi 10 gola në Premier Ligë në gjysmën e dytë të sezonit pasi arriti nga Borussia Dortmund në një marrëveshje prej 56 milionë funtesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat