Lyon ka fituar finalen e Champions League për femra për të pestën herë – dhe të tretën herë radhazi – teksa mposhti Wolfsburg 4-1 në një finale dramatike.
Wolfsburg mori avantazhin në Kiev nëpërmjet Harder në fillim të kohës shtesë pasi 90 minutat kishin përfunduar 0-0.
Por pasi Popp u largua me karton të kuq, Lyon filloi të dominonte duke shënuar tre gola brenda pesë minutave.
Amadine Henry shënoi golin e barazimit, ndërsa Eugenie Le Sommer i dha avantazhin skuadrës franceze.
Golat e Ada Hegerberg dhe zëvendësueses Camille Abily – në ndeshjen e saj të fundit në prag të pensioni – i siguruan Lyon një tjetër titull.