Ancelotti gjen portierin e ardhshëm të Napolit

Futboll

Ancelotti gjen portierin e ardhshëm të Napolit

Më: 25 maj 2018 Në ora: 12:53
Ancelotti

Me ardhjen e Ancelotti si trajner, Napoli nis të ketë ëndrra të mëdha në merkato dhe është në kërkim të një portieri në gjendje të zëvendësojë Reina.

Çështja e portierit është prioritet dhe në orët e fundit ka dalë në skenë një emër i rëndësishëm: Alphonse Areola.

Portieri i Paris SG do të përfundojë në stol, në momentin që Buffon do të shkojë në Francë dhe Ancelotti ka shumë besim tek ai, duke qenë se ka qenë trajneri i parë që i dha mundësinë të luajë poshtë Kullës Eiffel, në vitin 2012. Bisedimet kanë nisur dhe De Laurentiis është gati të plotësojë dëshirën e trajnerit.

Nuk duhen lënë pas dore dhe dy pista të tjera që çojnë te Rui Patricio dhe Leno. Napoli ka qenë shumë pranë portierit të Sporting Lisbonë, pas takimit me De Laurentiis dhe menaxherit të tij Mendes në muajin e kaluar, ndërsa numri 1 i Bayern Leverkusen ka qenë prej kohësh i preferuari i Napoli, por është i shtrenjtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat