Salah: Është një ndeshje finale

Futboll

Salah: Është një ndeshje finale

Më: 25 maj 2018 Në ora: 14:33
Salah: Është një ndeshje finale

Fitorja ndaj Real Madrid në Kiev do të ishte “qershia mbi tortë” për sezonin e artë të futbollistit Mohamed Salah, anëtar i Liverpoolit.

“Të luash në finalen e Champions është një ëndërr që bëhet realitet dhe ta fitosh do të ishte një arritje e jashtëzakonshme, – tha egjiptiani për UEFA.com. – Real Madrid ka shumë përvojë, por është një ndeshje finale dhe e kaluara nuk ka të bëj. Luajmë 11 kundër 11, te Liverpool jemi të gjithë shokë dhe Klopp është shok me të gjithë ne.”

“Nuk e di se çfarë do të thotë të fitosh Champions League, sepse tjetër gjë është të luash në finale dhe tjetër gjë është ta fitosh. Do të ishte arritja më e madhe. Të gjithë janë entuziast. Mbaj mend që dy vjet më parë isha në Egjipt me pushime dhe atje të gjithë po shikonin finalen e Champions dhe atmosfera ishte e jashtëzakonshme, edhe pse ajo ndeshje nuk kishte të bënte fare me ta,” – vazhdoi Salah.

Salah mund të bazohet edhe te forma e mirë e kolegëve në sulm, Firmino dhe Mane: “Kryesorja për ne është të ndihmojmë skuadrën të fitojë, ka pak rëndësi se cili shënon, kryesorja është që në fund të marrim kupën. Mentaliteti ynë është një për të gjithë, të gjithë për një. Unë kam bërë dhjetë gola në Champions, Mane nëntë gola, Firmino dhjetë. Kjo tregon se kemi merita të barabarta në rrugën drejt suksesit".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat