Mourinho e kërkon me ngulm mbrojtësin e Tottenhamit

Futboll

Mourinho e kërkon me ngulm mbrojtësin e Tottenhamit

Më: 25 maj 2018 Në ora: 14:50
Toby Alderweireld

Trajneri i Manchester United synon ta përforcojë repartin e mbrojtjes.

Manchester United dëshiron ta transferojë në Old Trafford, mbrojtësin e Tottenhamit, Toby Alderweireld. Ky i fundit ka një kontratë të vlefshme deri në qershor të 2019-ës me Spurs dhe prej kohësh ka refuzuar rinovimin.

Ka kohë që Alderweireld ka prishur marrëdhëniet me trajnerin Mauricio Pochettino dhe të shumtën e kohës sezonin që lamë pas ka qëndruar në bankën rezervë.

Nga kjo situatë kërkon të përfitojë Jose Mourinho, që mund të afrojë me pak para, një mbrojtës ekspert te skuadra e tij, që garanton cilësi.

Mbrojtësi ka një klauzolë prej 30 milionë eurosh, por United po shtyn të ulë pretendimet e Tottenhamit deri në 15-20 milionë, duke shfrytëzuar faktin që skadenca është vetëm një vit pranë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat