As Salah, as Mane, as Firminho, Klopp zbulon se kush është goditësi më i mirë i Liverpoolit

Futboll

As Salah, as Mane, as Firminho, Klopp zbulon se kush është goditësi më i mirë i Liverpoolit

Më: 25 maj 2018 Në ora: 15:15
Jurgen Klopp

Jurgen Klopp ka habitur me deklaratën e tij të fundit në prag të finales së Champions League.

Trajneri i Liverpulit i thuri lavde mbrojtësit spanjoll Alberto Moreno, i cili këtë vit ka luajtur shumë pak në formacionin titullar të skuadrës angleze.

“Alberto është një futbollist i jashtëzakonshëm. Të gjithë lojtarët e skuadrës e dinë që ai mund të luajë edhe si organizator, edhe si mesfushor… Është goditësi më i mirë i ekipit, por fatkeqësisht njerëzit nuk e dinë këtë sepse nuk ka mundësi që të godasë portën gjatë ndeshjeve”, deklaroi trajneri gjerman.

Gjithsesi, është shumë e vështirë që Alberto Moreno të luajë, qoftë edhe pak minuta, në finalen kundër Realit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat