Agjenti i Buffon: Ai dëshiron të transferohet te PSG

Futboll

Agjenti i Buffon: Ai dëshiron të transferohet te PSG

Më: 25 maj 2018 Në ora: 15:21
Gianluigi Buffon

Gianluigi Buffon është gjithnjë e më pranë transferimit te kampioni i Francës, Paris Saint-Germain.

Portieri legjendar italian, la Juventusin me të përfunduar sezoni në Itali dhe destiancioni më i mundshëm për të duket Franca.

Agjenti i 40-vjeçarit, Silvano Martina, ka thënë për Le Parisien se vetë Gigi do të ishte i kënaqur nëse finalizohet transferimi i tij në Parc des Princes.

“Buffon më ka thënë se do të ishte shumë i lumtur nëse do të luajë me Parisin sezonin tjetër”, ka deklaruar ai.

Buffon ka treguar se do të vendosë përfundimisht në fillim të javës tjetër se ku do të luaj sezonin e ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat