Salah: Këta janë heronjtë e mi të fëmijërisë

Futboll

Salah: Këta janë heronjtë e mi të fëmijërisë

Më: 25 maj 2018 Në ora: 16:21
Mohamed Salah

Mohamed Salah ka dhënë një intervistë për faqen e UEFA-s para finales së Ligës së Kampionëve.

Nesër (e shtunë), Liverpool zhvillon finalen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madrid.

Finalja e këtij sezoni luhet në Kiev të Ukrainës, dhe Liverpool do të kërkojë titullin e gjashtë në këtë garë përballë kampionëve në fuqi.

Kjo finale, do të jetë speciale për Muhamed Salah, i cili për herë të parë arrin në këtë fazë të kësaj gare, e po ashtu do të luaj kundër idhullit të tij, Zinedine Zidane.

Në pyetjen e UEFA-s për heronjtë e tij të fëmijërisë, egjiptiani u përgjigj: Totti, Ronaldo brazilian dhe Zinedine Zidane.  Ideja ishte të zgjedh tre lojtarë të ndryshëm prej të tjerëve shkaku i lojës së tyre”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat