Ancelotti ia ndryshon të ardhmen Hysajt

Futboll

Ancelotti ia ndryshon të ardhmen Hysajt

Më: 25 maj 2018 Në ora: 23:21
Ancelotti

Atletico Madrid tërhiqet nga gara për të firmosur me mbrojtësin e kombëtares shqiptare Elseid Hysaj.

Lajmi raportohet nga Radio Crc, media e cila i qëndron shumë afër klubit të Napolit. Disa drejtues të Atleticos kanë bërë të ditur se Los Colchoneros nuk kanë asnjë lloj interesi për mbrojtësin shqiptar, edhe pse Atletico është në kërkim të një mbrojtësi të djathtë për të zëvendësuar Sime Vrsalkjon i cili me shumë gjasa do të largohet në merkaton e verës.

Në këtë mënyrë e ardhmja e Hysajt mund të jetë në Premier League aty ku kërkohet nga Manchester United dhe Chelsea ose në Gjermani te Bayern Munich, edhe pse me Carlo Ancelottin në stolin e Napolit nuk përjashtohet aspak mundësia që shkodrani të qëndrojë te Napoli me misionin për të fituar trofe me të kaltrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat