Ja kush është lojtari që ka luajtur më shumë ndeshje në Champions League

Futboll

Ja kush është lojtari që ka luajtur më shumë ndeshje në Champions League

Më: 26 maj 2018 Në ora: 11:33
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo pritet që të luajë sonte ndeshjen e tij të 153 në Champions League.

Ndonëse ai është golashënuesi i kompeticionit me 120 gola, por nuk është lojtari që ka luajtur më shumë në Champions.

Ronaldo duhet të kënaqet me vendin e dytë pasi në vend të parë është një ish madrilen dhe ai është Iker Casillas.

Iker ka luajtur 167 herë me dy klube Real dhe Porto, ku edhe Ronaldo ka luajtur me dy klube Manchester United dhe Real.

Në top 10, janë vetëm dy lojtarë që janë aktiv në futbollin evropian, ku përveç Cristianos është edhe Lionel Messi me 125 ndeshje.

Aktiv është edhe Ibrahimovic, por ai tashmë luan në Amerikë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat