Morientes: Liverpooli e di se Reali është favorit

Futboll

Morientes: Liverpooli e di se Reali është favorit

Më: 26 maj 2018 Në ora: 15:43
Fernando Morientes

Ish-ylli i Real Madridit dhe Liverpoolit, Fernando Morientes, beson se do të ketë nervozizëm te The Reds duke parë se nuk kanë qenë në një finale që nga viti 2007.

Sipas Morientes, Liverpooli edhe pse nuk e pranon, e di se Reali është favorit për ta fituar garën.

“Mendoj se finalja do të jetë shumë e hapur”.

“Janë dy skuadra që po luajnë në sulm dhe që pëlqejnë të ndërmarrin rreziqe, të shënojnë gola dhe pranojnë gola lehtë. Do të jetë finale shumë interesante”.

“Është e vërtetë se Liverpooli po vjen me entuziazëm dhe me histori të madhe prapa, por edhe ata e dinë se Reali është favorit”.

“Reali është mësuar në këtë pozitë. Nervozizmi i mos pjesëmarrjes në finale nga viti 2007 është hendikep për Liverpoolin”, u shpreh Morientes.

Finalja mes Liverpoolit dhe Realit zhvillohet nga ora 20:45.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat