Low konfirmon: Neuer vetëm si nr. 1

Futboll

Low konfirmon: Neuer vetëm si nr. 1

Më: 26 maj 2018 Në ora: 15:56
Manuel Neuer

Manuel Neuer do të udhëtojë në Rusi vetëm si numri 1 i portës së Gjermanisë. Këtë e ka shpjeguar trajneri Joachim Low.

Ose numri 1 ose fare. Nëse Neuer do të arrijë të jetë i aftë të shkojë në Rusi me Gjermaninë, atëherë do të jetë vetëm si numri 1 o portës gjermane. “Po, ky është mendimi im,” është përgjigjur trajneri në qendrën stërvitore të Gjermanisë në Eppan të Austrisë.

“Nëse do të jetë në Botëror, atëherë me siguri do të luajë.”

32-vjeçari i Bayern nuk ka luajtur thuajse gjithë sezonin pas një dëmtimi serioz. Në qendrën stërvitore, Neuer është parë duke punuar fortë për rikthimin e tij dhe sipas Low ka dhënë një përshtypje shumë të mirë.

Kushti që Neuer të udhëtojë në Rusi është që ai të jetë gati nga 14 qershori deri më 15 korrik. Por gjithçka do të vendoset hap pas hapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat