Kroos: Titulli i 4-t i Champions League do të ishte i frikshëm

Futboll

Kroos: Titulli i 4-t i Champions League do të ishte i frikshëm

Më: 26 maj 2018 Në ora: 15:57
Tony Kroos

Lojtari i përfaqësueses gjermane Tony Kroos mund të fitojë në ditën e shtunë finalen e katërt të karrierës së tij në Champions League. Nëse do ta bënte këtë, do të kalonte legjenda si Beckenbauer, Gerd Muller dhe Sepp Maier.

28-vjeçari e ka përshkruar këtë skenar si “pak të frikshëm. Edhe viti i kaluar ishte goxha i frikshëm, tani që kam mundësinë të fitoj të katërtin do të ishte një çmenduri,” shprehet Kroos për Sport Bild.

“Të gjithë titujt kanë qenë të veçantë. Por ndjesia për ta arritur edhe njëherë këtë triumf, është akoma më e madhe.”

Real Madrid kërkon të bëhet ekipi i parë i historisë që fiton titullin tri herë radhazi. “Nuk ka pasur asnjë skuadër që e kishte mbrojtur titullin. Tashmë të jesh në gjendje të fitosh Champions League për të tretën herë…do të ishte e pabesueshme.

“Por ky është qëllimi ynë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat