Zyrtare: Biznismeni i madh nga Peja bëhet pronar i KF Besës

Futboll

Zyrtare: Biznismeni i madh nga Peja bëhet pronar i KF Besës

Më: 26 maj 2018 Në ora: 16:49
KF Besa

Dritë në fund të tunelit për Besën e Pejës, e cila nga dita e shtunë është bërë me pronarë të ri.

Korab Lluka, pronar i kompanisë së njohur “Dukagjini” është zyrtarizuar si pronar i ri i klubit pejan.

Lluka ka marrë bekimin e të parit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, për të filluar projektin gjigant për klubin nga “Shahin Haxhiislami”.

Lluka dhe kompania “Dukagjini” kanë qendë ndër vite financues të sportit pejan, ndërkohë që tashmë vijnë me një projekt madhor në klubin e futbollit “Besa”.

Gjithçka do fillojnë nga zeroja, derisa klubi tashmë gjendet ne Ligën e Parë dhe mëton rikthimin në elitë.

Me të marrë postin e pronarit të klubit, Lluka e ka zyrtarizuar Ismet Munishin në krye të stolit të pejanëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat